Sport

Chelsea po kërkon alternativa të tjera, nëse Mount refuzon rinovimin e kontratës


Chelsea ka filluar të vlerësojë alternativat pasi bisedimet për kontratën vazhdojnë të ngecin me Mason Mount, zbulon gazeta britanike Telegraph.

Blutë kanë kërkuar të zgjasin marrëveshjen e 23-vjeçarit anglez këtë sezon, por ndërsa ai po i afrohet 18 muajve të fundit të kontratës së tij aktual në Stamford Bridge, ekipi i rekrutimit të klubit kuptohet se ka identifikuar Lorenzo Pellegrini-n dhe Yeremi Pino-n si opsionet e mundshme emergjente.

Pellegrini, 26 vjeç, ka qenë një titullar i rregullt për AS Roma që kur u bashkua nga Sassuolo, me Jose Mourinho-n që e emëroi atë si kapiten të skuadrës së Serie A sezonin e kaluar, ndërsa ylli 19-vjeçar i Villarreal-it, Pino ka qenë më parë i lidhur me Arsenal-in.

Kuptohet se çdo marrëveshje mund të marrë kohë për t’u arritur me Mount, i cili regjistroi dy asistime gjatë fitores 3-0 ndaj Ëolves të shtunën, por skuadra e Graham Potter mbetet me shpresë se ai do të nënshkruajë kushte të reja në klub, me shpresën se ndonjë nënshkrim i ri do të mund të luante përkrah tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore