Sport

Challandes e publikon listën e futbollistëve për miqësoret kundër San Marinos e Maltës 


Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, e ka bërë publike listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet miqësore të muajit qershor.

Në listën e 23 futbollistëve të ftuar, janë edhe disa emra të rinj, të cilët për herë të parë do ta veshin fanellën e Kombëtares dardane.

Bashkim Hajdini, Lorik Emini, Valmir Sulejmani, Destan Bajselmani, Blendi Idrizi dhe Zymer Bytyqi do të veshin për herë të parë fanellën e kaltër.

Dardanët, fillimisht do të luajnë në stadiumin “Fadil Vokrri” më 1 qershor kundër San Marinos, derisa më 4 qershor do të përballen me Maltën në Klagenfurt të Austrisë.

Stërvitja e parë është paraparë për të premten, në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 20:00.

Derisa më 5 qershor Kombëtarja do të udhëtojë për në Antalia, kryesisht e përbërë me futbollistë të Superligës për të zhvilluar edhe dy ndeshjet tjera miqësore, kundër Guinesë dhe Gambisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore