“CdM” zbardh “detaje” nga takimi Scholz-Spajiç: Kosova në Këshill të Evropës – kur të bëjë “hapa konkretë” drejt Asociacionit
Në bazë të burimeve “jo zyrtare” të portalit malazez “Cafe del Montenegro (CdM)”, një ndër çështjet e diskutuara gjatë takimit të javës së kaluar ndërmjet kancelarit të Gjermanisë dhe kryeministrit të Malit të Zi, krahas Rezolutës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për gjenocidin në Srebrenicë, ka qenë edhe procesi i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz dhe kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiç, në bazë të pretendimeve të CDM-së, janë pajtuar në Berlin që mbështetja për Kosovën në Këshillin e Evropës të kushtëzohet me avancimin e vendit drejt themelimit të Asociacionit i Komunave me Shumicë Serbe, posaçërisht dërgimin e një draft-statuti në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.
“Kosova do të anëtarësohet në Këshillin e Evropës pas formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe – kështu është thënë në takimin Scholz-Spajiç”, raportoi CdM të shtunën, duke u thirrur në burime.
Ndryshe, tri shtetet kryesore evropiane – Franca, Gjermania dhe Italia – duan të shohin “lëvizje reale” dhe “hapa konkretë” drejt ngritjes së Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, posaçërisht dërgimin e një draft-statuti për këtë mekanizëm për serbët e Kosovës në Gjykatën Kushtetuese përpara se ata të bien dakord për pranimin e vendit në Këshillin e Evropës.
E vendimmarrja historike për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës i takon ministrave të jashtëm të shteteve anëtare që pritet të mblidhen në mes të muajit maj. E për të marrë dy të tretat e votave të nevojshme, vendi i vogël ballkanik duhet të çojë “pesha të rënda” nëse dëshiron që përfundisht të bëhet anëtarja më e re e organizatës më të vjetër të kontinentit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gantz: Kërkojmë një plan për Gazën deri më 8 qershor ose do të largohemi nga qeveria
-
Të punosh në Vatikan: Vetëm një ditë leje për lindjen e fëmijëve, sanksione edhe për sjelljen në jetën private
-
Osmani takon të dielën Nënsekretaren Allen, nënshkruajnë marrëveshje kundër manipulimit të informacionit
-
Izraeli merr trupin e Ron Binyamin nga Gaza
Lajmet kryesore
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Mbi 16 mijë fluturime janë menaxhuar nga Albcontrol në gjysmën e majit
-
Iran, shtatë persona të varur në një ditë – dy prej tyre, gra
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit