Shqipëria

Bushati thirrje opozitës: Le të jemi serioz


Ish-ministri i Jashtëm për Shqipërinë, Ditmir Bushati, ka reaguar me një postim në media sociale Facebook, duke bërë thirrje opizites së vendit për efektin e 12 miljeve detare.

“Ata bëjnë mirë të kujtojnë se neni 2 i asaj marrëveshje, që kanë firmosur vetë, njihte shprehimisht gjerësinë e detit territorial të Greqisë prej 12 miljesh detare”, ka shkruar ai.

Bushati sqaron se kjo çështje “s’ka pse të jetë objekt i marrëveshjeve”, pasi është çështje e brendshme e vetë shteteve që rregullohet duke u bazuar në Konventën e të Drejtës së Detit.

Dy vendet fqinjë kanë shprehur gatishmërinë për t’ju drejtuar Gjykatës Ndërkombëtare për delimitimin e hapësirave detare. Ai thekson se duhet punuar me seriozitet, pasi “vendi ynë nuk ka eksperiencë në përballjen me një instutucion ndërkombëtar drejtësie”.

Gjithashtu, Bushati ka shpjeguar edhe si nisi ky proces. Ku tregon se ka qenë Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në vitin 2014, i cili në takimin me homologun e tij grek të asaj kohe Samaras, u dakordësuan për ngritjen e këtij mekanizmi. Ky do të kishte si objekt të punës së tij zgjidhjen e të gjithë cështjeve mes dy vendeve tona.

“Pavarësisht përpjekjeve disavjeçare që çështja e delimitimit të hapësirës detare të mbetej në nivel dypalësh, insistimi i Greqisë për ta bërë këtë çështje dypalëshe pjesë të agjendës evropiane, shton në mënyrë të padrejtë presionin ndaj nesh”, ka përfunduar ai./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore