Sport

Broja shënon golin e parë në Premier League


Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja, ka gjetur golin e parë në Premier League angleze.

Broja u hodh në fushë nga minuta e parë në përballjen që po luhet mes Southampton-it dhe Leeds United.

Pas një kundërsulmi, në minutën e 52 ka ardhur goli i sulmuesit kuqezi, i cili mbeti i dëmtuar në përplasjen me portierin kundërshtar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore