Jetesë & Stil

Britney Spears “fajëson” nënën e saj për konservatorin


Lynne Spears, Britney Spears

Ikona e muzikës pop, Britney Spears, ka bërë bujë sërish – kësaj radhe, duke kunjuar të ëmën e saj, Lynne Spears, të cilën e ka quajtur “ideatore të konservatorit” duke e fajësuar për situatën që zgjati mbi një dekadë.

Spears në një postim në Instagram, të cilin tashmë e ka fshirë, ka pretenduar se nëna e saj ishte ajo që mbolli idenë në kokën e babait të saj për ta vënë atë nën kujdestari

Britney Spears, Lynne Spears.

“Kafsha më e rrezikshme në botë është një grua e heshtur dhe e qeshur”, kishte shkruar Spears.

“Babai im mund të ketë filluar kujdestarinë 13 vjet më parë, por ajo që njerëzit nuk e dinë është se nëna ime është ajo që i dha atij idenë. Nuk do t’i kthej kurrë ato vite”, shkroi tutje këngëtarja 39-vjeçare.

Britney Spears dhe Lynne Spears.

Madje, ajo ishte aq e drejtpërdrejt sa shkroi duke iu drejtuar nënës së saj, Lynne Spears – “Ti e di saktësisht se çfarë ke bërë, babai im nuk është aq i zgjuar sa të mendojë ndonjëherë për një konservator”.

Pohimi i Spears hedh dritë të re mbi nocionin se James nuk ishte arkitekti kryesor i konservatorit.

Ndërkaq, Lynne, e cila u nda nga Jamie në vitin 2002, ka qenë kohët e fundit një mbështetëse e luftës së vajzës së saj kundër marrëveshjes së rreptë ligjore, duke e quajtur dëshminë e saj historike në gjykatë në qershor “një shfaqje shumë të guximshme” dhe duke i kërkuar gjykatës që të lejojë Spears ta marrë avokatin e vet privat.”

Në anën tjetër, Britney Spears ka thënë se familja e saj e ka “lënduar atë thellësisht”, aq shumë sa fansat nuk do ta marrin me mend ndonjëherë.

Britney Spears gjatë kulmit të famës së saj në fund të viteve të 90-ta dhe në fillimet e 2000-tes, ishte shumë e lidhur me familjen e saj.

Mes tjerash, Britney, është gati të shërohet nga ndryshimet e shumta që kanë ndodhur në jetën e saj. Këngëtarja e cila ka kaluar 13 vitet e fundit nën një kujdestari duke qenë në kontroll nga babai i saj, Jamie Spears, duket se po lirohet tani plotësisht.

Më 12 Gusht, Jamie tha se do ta japë dorëheqjen si kujdestar i së bijës dhe më 29 Shtator u zëvendësua nga avokati John Zabel. Teksa Britney është ende duke punuar drejt qëllimit përfundimtar për t’i dhënë fund përgjithmonë kujdestarisë, ajo bëri një postim në rrjete sociale duke u treguar fansave se si ndihet ajo emocionalisht. Në postimin e saj të fundit në Instagram, ndërsa ndau një imazh të një peme, ajo shkroi:

Britney Spears.

“Edhe pse ka ndryshime dhe gjëra për të festuar në jetën time, ka akoma gjëra nga të cilat duhet të shërohem. Fatmirësisht kam një sistem të mirë mbështetës dhe po marrë kohë për të kuptuar se është mirë të ngadalësosh dhe të marrësh frymë. Vetëm përmes dashurisë për veten mund të lutem, të mbështes edhe të tjerët”, është shprehur ajo.

Rikujtojmë se, avokatja e babait të Britney Spears beson se vendimi për ta pezulluar atë si kujdestar të vajzës së tij, është një ‘humbje’ për yllin e popit. Në një deklaratë pas vendimit të së mërkurës, ku atij iu hoq e drejta e kujdestarisë që kishte prej vitesh tashmë, avokatja Vivien Thoreen tha se ai do të vazhdojë të “kujdeset për interesat më të mira të vajzës së tij” pavarësisht pezullimit nga kjo e drejtë.

.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore