Lajme

Britani e Madhe/ Me 14 qershor, vendimi për lehtësimin e masave anti-covid


Ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock, njoftoi se autoritetet britanike, më 14 qershor, do të marrin vendimin nëse do të vazhdojë apo jo me fazën përfundimtare të lehtësimit të masave kufizuese, të pandemisë Covid-19.

Të premten u njoftua se do të përshpejtojë programin e saj të vaksinimit Covid-19, për të parandaluar përhapjen e variantit të ri, të identifikuar së pari në Indi. Ku sipas autoriteteve, mund të dëmtojë sërish ekonominë.

“Ne do të marrim një vendim përfundimtar për fazën e katërt, e cila është faza më e madhe në përballimin e situatës. Vendimi përfundimtar do të merret më 14 qershor,” tha Hancock.

Faza e fundit, në heqjen e kufizimeve të bllokimit është planifikuar aktualisht për datën 21 qershor dhe mund të heqë plotësisht masat e distancimit social.

Faza e tretë pritet të fillojë të hënën. Lehtësimi i masave do të lejojë njerëzit të përqafojnë njëri-tjetrin dhe pub-et dhe restorantet t’u shërbejnë klientëve në ambiente të mbyllura.

Hancock gjithashtu tha se, të dhënat treguan se vaksinat ishin efektive kundër variantit indian.

“Ka të dhëna të reja, nga Universiteti i Oksfordit. Ku do të theksoja se nga laboratorët, kemi një  siguri se vaksinat japin efekt kundër variantit indian “, tha Hancock.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore