Përballje

Brentford, Brighton dhe Leeds e nisin vitin me fitore


Tri ndeshje janë zhvilluar gjatë pasditës së të dielës në Premier League.

Brentford dhe Brighton kanë arritur në një mënyrë të shkaktojnë befasinë, kurse Leeds e Marcelo Bielsa-s e ka nisur vitin shumë pozitivisht.

Brentford ishte nikoçire e Aston Villa-s.

Kjo ndeshje për hero kishte Rasmussen, i cili ishte vendimtar në rikthimin e vendasve.

Epërsinë e para e gjeti Aston Villa, pas 16 minutave lojë me anë të Danny Ings.

Roerslev Rasmussen me një pasim shumë të bukur e gjeti Wissa i cili barazoi disa sekonda para se gjyqtari të vërshëllente për përfundimin e pjesës së parë.

Edhe në pjesën e dytë gjithçka do të vendosej në fund, me Rasmussen që këtë radhë gjeti golin që ishte i mjaftueshëm për tri pikët e Brentford.

Brighton e nisi shumë mirë përballë Everton-it, duke shënuar dy herë në 20 minutat hapëse me Mac Allister dhe Dan Burn.

 

Gordon shënoi dy herë në pjesën e dytë për Everton-in, por goli i Mac Allister ishte i mjaftueshëm që Brighton të gjente një fitore të madhe.

Leeds ishin shumë të fortë për Burnley-n, duke e arritur fitoren me rezultat 3-1 dhe duke e dominuar gjithë takimin.

Dita do të mbyllet me derbin Chelsea – Liverpool që nis në orën 17:30.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore