Sport

Braziliani i Leeds, në radarin e kampionëve të shumëfishtë Evropian


Liverpool dhe Bayern Munich janë lidhur me një lëvizje për të transferuar anësorin e Leeds United, Raphinha.

Reprezentuesi brazilian ka impresionuar në Premier League që nga kalimi i tij nga Stade Rennais në 2020, dhe aktualisht kryeson si golashënuesi më i mirë i Leeds me tetë gola deri më tani këtë sezon në 16 paraqitje në ligë.

Raphinha raportohet se po tërheq interes nga disa prej klubeve më të mëdha në Evropë, me gazetarin Nicolo Schira që pretendon se Bayern është i interesuar për një marrëveshje të mundshme.

Kampionët e Bundesligës mund të humbasin sulmuesin Kingsley Coman në një transferim të lirë në 2023, dhe tani po kërkojnë të gjejnë zëvendësimin e tij.

Liverpool po monitoron gjithashtu Raphinha-n, po planifikojnë për opsione sulmuese afatgjate, me Jarrod Bowen të West Ham të lidhur gjithashtu.

Ka disa shqetësime për Reds, të cilët do të jenë pa Sadio Mane dhe Mohamed Salah në janar për shkak të Kupës së Kombeve të Afrikës, megjithatë ata nuk kanë gjasa ta transferojnë brazilianin në merkaton e dimrit dhe çdo transferim do të realizohej në verë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore