Shqipëria

Blindohet spitali! Dritan Dajti dhe Emiljano Shullazi në QSUT


Spitali Infektiv i QSUT, ёshtё blinduar nga forcat policore pas vizitёs sё Dritan Dajtit dhe Emiljano Shullazit.

Prej disa ditёsh, Dajti ka qenё i shtruar nё spitalin e burgut pёr shkak tё Covid 19. Ai është dërguar në QSUT për kryerjen e një skaneri. Sipas burimeve në QSUT ndodhet dhe Emiljano Shullazi për motive shëndetësore që akoma nuk janë bërë ende të ditura.

Dritan Dajti, u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda për vrasjen e katër punonjësve të policisë dhe ndodhej në qeli prej masakrës së vitit 2009. Një trupë gjyqësore e komanduar pranë Apelit, më 8 shkurt të vitit 2019 fshiu dënimin e përjetshëm dhe e dënoi atë me 25 vjet.

Shullazi ka qenë i akuzuar si anëtar dhe drejtues i një grupi kriminal që vepronte në rrugën e Kavajës në Tiranë. Me emrin e tij lidhen shumë ngjarje kriminale që kanë tronditur vendin që prej vitit 1999.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore