Bota

Biznesmeni kinez dënohet me vdekje për korrupsion


Lai Xiaomin, ish drejtori i ndërmarrjes shtetërore kineze Huarong Asset Management Co, është dënuar me vdekje për korrupsion të lartë.

Gjykata e qytetit të Tianjin e ka cilësuar si një nga krimet më të rënda të këtij lloji në vend.

Lai Xiaomin flitet të ketë marr rreth 1 mijë 788 miliardë juanë (276.72 milion dollarë) ryshfet nga viti 2008 deri në 2018. Gjatë kësaj kohe ai ka shërbyer dhe si rregullator i lartë bankar.

“Lai Xiaomin ishte një kriminel dhe person shumë lakmitar”, ka thënë gjykatësi për Reuters.

Gjithashtu kompania Huarog ka raportuar se mbështet vendimin e dhënë.

“Dënimi i ashpër i Lai Xiaomin reflekton përkushtimin e lartë dhe mungesën e tolerancës të Komitetit Qëndror nën kryesinë e presidentit Xi Jinping”, ka shkruar kompania.

Gjykata deklaroi se hetimi dhe dënimi i ish zyrtarit erdhi si rrjedhim i një ndodhie, e cila ndezi një fushatë pas Kongresit të 18-të të Partisë në fund të 2012, pjesë e mandatit të parë të presidentit të ardhshëm Xi Jinping.

“Dëmtimi shoqëror dhe krimet janë tepër të rënda. Ai duhet të dënohet ashpër, në përputhje me ligjin në fuqi”, tha gjykatësi.

Lai Xiaomin u dënua gjithashtu dhe për akuzën e bigamisë./AlbanianPost.com

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore