Lajme

Bislimit ia ndaluan Serbinë, s’duan ta rrezikojnë


Zëvendëskryeministri i parë për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe Dialog dhe shefi i ekipit negociator të Kosovës, Besnik Bislimi.

Zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, i është ndaluar vizita dyditore në Beograd nga Policia e Serbisë.

Ndalimi i Bislimit është thënë se është bërë “për shkaqe sigurie”, këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Bislimit, Klisman Kadiu për Radio Evropën e Lirë.

Bislimi ishte nisur drejt Beogradit më 27 tetor për të marrë pjesë në dy tryeza diskutimi për çështjet e dialogut Kosovë-Serbi.

Zëvendëskryeministri i parë për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe Dialog dhe shefi i ekipit negociator të Kosovës, Besnik Bislimi, më 27 dhe 28 tetor ishte paraparë të qëndrojë në Beograd, ku do të marrte pjesë në një diskutim për integrimet evropiane dhe në Konferencën e Sigurisë.

Zëvendëskryeministri i parë për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe Dialog dhe shefi i ekipit negociator të Kosovës, Besnik Bislimi.

Bislimi, ishte paraparë të jetë folësi kryesor në konferencën e Forumit për Marrëdhënie Etnike, forum ky në të cilin do të diskutohet për integrimin evropian të Kosovës dhe rajonit.

“Qëllimi kryesor i diskutimit është vështrimi i gjithanshëm i situatës, sfidave (mundësive të favorshme, por edhe pengesave) për përmirësimin e procesit integrues në BE të Kosovës dhe rajonit”, kishte njoftuar Forumi.

Ndërsa, të premten, ai do të marrte pjesë në Konferencën e Beogradit te Sigurisë, në një panel kushtuar dialogut Kosovës dhe Serbisë.

“Njëzet e tre vjet pas përfundimit të luftës dhe gati dhjetë vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit, duket se përfundimi i çështjes së Kosovës nuk është në dukje”, thuhet në njoftimin e organizatorëve të Qendrës së Beogradit për Politika e Sigurisë.

Në shtator të vitit 2021, targat dhe vendimi për dokumente për hyrje/dalje rritën tensionet në veri.

Këto dy vendime të Qeverisë së Kosovës ishin paraparë të hynin në fuqi më 1 gusht, por pasi serbët lokalë, në shenjë proteste ngritën barrikada në veri, Qeveria e Kosovës shtyu zbatimin e vendimeve për një muaj.

Ndërkohë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe zyrtarëve amerikanë, Kosova dhe Serbia u pajtuan që të heqin nga përdorimi dokumentet për hyrje/dalje.

Bislimi në vizitë dyditore në Beograd

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore