Lajme

Bislimi përfundon vizitën në Suedi: Përkushtimi ynë në rrugën drejt BE-së, do të vijojë pareshtur


Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, vizitën e tij në Suedi e ka përshkruar si forcim i mesazhit se “Kosova është e gatshme të vijojë rrugëtimin e saj drejt sukseseve të reja në procesin e Integrimit Evropian”.

Atje, Bislimi është takuar me Ministren për Çështje Evropiane, Jesika Rosswall dhe dy Sekretarët e Shtetit përkatësisht për Çështje Evropiane dhe për Punë të Jashtme, Christian Danielsson dhe Jan Knutsson.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe Zyra Ovale

Ai tha se në këto takime “u evidentuan arritjet në kuadër të proceseve të Integrimit Evropian si liberalizimi i vizave dhe kalimi i etapës së parë në anëtarësimin në Këshillin e Evropës”.

“Shfaqëm nevojën për të ecur tutje në fazat e ardhshme me aplikimin për anëtarësim në BE, të cilat do ishin fillimisht marrja e pyetësorit e më tej statusi i vendit kandidat”, shkroi ai në Facebook.

Ndërkaq, zëvendëskryeministri i parë potencoi se |”shtatë vite pas nisjes së zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, vendi ka bërë përparim të dukshëm në përmbushjen e reformave dhe agjendës evropiane”.

“Do të vazhdojmë të dëshmojmë se do të bëjmë dhe më shumë e të meritojmë më shumë”, tha ai.

Përveç se me zyrtarë suedezë, Bislimi njoftoi se është takuar edhe me diasporën shqiptare që jeton në Suedi, në pritjen e organizuar nga ambasada e Kosovës atje.

Mund të jetë një imazh i 11 persona dhe Zyra Ovale

“Në mesin e tyre dhe ish studentë të mi dhe bashkëkombës tanë të cilët shkëlqejnë në fusha të ndryshme dhe treguan për historitë e tyre të suksesit”, përfundoi ai.

Ndryshe, më 15 dhjetor të vitit të kaluar, Kosova ka dorëzuar aplikacionin për anëtarësim në Bashkimin Evropian nën presidencën çeke.

Prej 1 janarit deri më 30 qershor të këtij viti Presidencën e Këshillit të BE-së e mban Suedia.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore