Shqipëria

Begaj takim me Rößler, në fokus marrëdhëniet politike dhe ekonomike mes Shqipërisë dhe Gjermanisë


Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot në takim Kryetarin e Parlamentit të Landit të Saksonisë, Matthias Rößler.

Takimi u fokusua në marrëdhëniet politike dhe ekonomike mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, “të cilat u vlerësuan si të shkëlqyera”.

Gjithashtu gjatë bisedës u theksua nevoja për intensifikimin dhe ngritjen e tyre në një nivel më të lartë.

Presidenti Begaj vlerësoi Rößler për mikpritjen dhe mundësinë e integrimit të shqiptarëve që jetojnë në Landin e Saksonisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore