Lajme

BE dënon ndalimin e grurit nga Polonia dhe Hungaria


Krahu ekzekutiv i Bashkimit Evropian denoncoi ndalimet e vendosura nga Polonia dhe Hungaria për importet e grurit dhe ushqimeve të tjera nga Ukraina.

Eksportet e grurit të Ukrainës kanë kaluar tranzit përmes BE-së në vende të tjera që kur pushtimi rus bllokoi rrugët tradicionale të Detit të Zi.

Por, për shkak të çështjeve logjistike, gruri ishte grumbulluar dhe ulur çmimet.

Një zëdhënëse e komisionit tha se “po kërkonte informacione të mëtejshme nga autoritetet përkatëse për të qenë në gjendje të vlerësonin masat”.

“Në këtë kontekst, është e rëndësishme të nënvizohet se politika tregtare është e kompetencës ekskluzive të BE-së dhe, për rrjedhojë, veprimet e njëanshme nuk janë të pranueshme”, tha zëdhënësja Miriam Garcia Ferrer.

“Në kohë të tilla sfiduese, është thelbësore të koordinohen dhe të harmonizohen të gjitha vendimet brenda BE-së”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore