Sport

Bayern Munich-u në sulm për Pau Torres-in


David Alaba në verë pritet të jetë lojtar i Real Madrid-it dhe Bayern Munich-u po kërkon një zëvendësues të denjtë të austriakut. Todofichajes raporton se lojtari që pritet të zëvendësoj Alaba-n do të jetë Pau Torres-i i Villarreal-it.

Qendërmbrojtësi 24-vjeçar ka një kontratë deri në korrikun e 2024 me spanjollët dhe pritet që t’i kushtoj kampionëve të Bundesligës rreth 60 milionë euro.

Në sezonin aktual Torres-i i ka luajtur të 20-të ndeshjet në La Liga dhe me minuta të plota, 1800 minuta. Ku ka arritur të shënoi dhe dy gola.

Mbrojtësi është dhe pjesë e Kombëtares së Spanjës, ku numëron shtatë prezenca dhe një gol. Për lojtarin ka interes dhe nga Real Madrid-i, Juventus-i dhe Manchester United-i./ AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore