Lajme

Basha, thirrje për pjesëmarrje në censusin e Maqedonisë së Veriut


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë ditës së sotme më 22 mars, ka takuar zëvendëskryeministrin e parë të Maqedonisë së Veriu, Artan Grubi.

Nga selia e PD-së të dy kanë dhënë një deklaratë për mediat.

Sipas Bashës janë diskutuar shumë tema por ajo më e rëndësishme është regjistrimi i popullsisë, pra censusi.

Basha iu është lutur qytetarëve të mërgatës të marrin pak minuta nga koha e tyre që të regjistrohen.

“Një regjistrim i saktë i mërgatës shqiptare është i rëndësishëm për të reflektuar në kushtetutë dhe ndikon në jetën e bashkëkombësve tanë”.

Sipas Bashës dhe Grubit, censusi i Maqedonisë së Veriut është i një rëndësie të veçantë, jo vetëm statistikore por edhe politike.

Grudi e ka falënderuar kryedemokratin për apelin e tij dhe e ka uruar atë për botimin e librit.

Bashkëpunimi në fushën ekonomike si ajo për korridorin e tetë do të jetë një pjesë e forcimit të marrëdhënieve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore