Përballje

Barcelona po mposhtet me dy gola epërsi nga Valladolid


Kampioni në fuqi i Spanjës, Barcelona, është duke u mposhtur me rezultat 2:0 nga Valladolid, në ndeshjen e 36-të në La Liga.

Sfida u zhbllokua që në minutën e dytë, kur mbrojtësi i Barcelonës, Andreas Christensen, shënoi në portën e tij.

Katalanasit vazhduan dominimin, por ata edhe njëherë u mposhtën në pjesën e parë, kur në minutën e 22-të, Cyle Larin shënoi nga penalltia.

Për derisa për Barcelonën nuk kanë vlerë pikët në këtë ndeshje, skuadra e Valladolid-it luan një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit.

Ata kanë nevojë urgjente për pikë dhe në rast se arrijnë të fitojnë sonte, atëherë largohen në tre pikë mbi Getafe e vendit 18-të, pozitë kjo që bie nga elita e futbollit spanjoll.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore