Shqipëria

Banorёt e Lumasit sёrisht nё protestё pёr burimin e Sinecit/ Hedhin në gjyq bashkinë e Kuçovës


Banorёt e Lumasit, tё rrethit Kuçovё kanё dalё sёrisht pёr tё protestuar pёr ndёrtimin e ujёsjellёsit, nё burimin e Sinecit. Kësaj here, madje ata kanë hedhur në gjyq bashkinë e Kuçovës për aktin në fjalë.

Duke u mbledhur nё qendёr tё fshatit ata kundёrshtuan marrjen e ujit prej burimit, nё projektin e bashkisё sё Kuçovёs, qё sipas bashkisë synon furnizimin me ujё tё disa fshatrave.

Sipas banorëve, devijimi i ujit të burimit të Sinecit do t’i lërë ata pa ujë dhe do të thajë tërësisht tokat bujqësore.

Banorët e kanë përdorur prej shekujsh këtë burim për të vaditur tokat bujqësore dhe për t’i dhёnё ujё kafshëve.

Sipas tyre projekti ёshtё ndёrtim pёr qёllime pёrfitimi, pёr tregtim dhe jo pёr tё ndёrtuar ujёsjellёs.

Ata shprehen se tё gjithё fshatrat e kёsaj komune nuk kanё mungesё tё ujit.

Kjo ёshtё njё nga protestat e shumta qё banorёt e Lumasit kryejnё pёr kёtё kauzё. Mёsohet se kёsaj here ata vendosёn tё nrgejnё dhe njё padi ndaj bashkisё sё Kuçovës, si dhe firmosёn njё peticion nga tё gjithё banorёt e fshatit.

Bashkia e Kuçovёs ka deklaruar mё herёt se, njё ujёsjellёs do tё ndёrtohet nё burimin e Sinecit, i cili do tё furnizojё pesё fshatra tё zonёs.

Uji i burimit të Sinecit përdoret si ujë komunal për katёr fshatra të komunës së Lumasit dhe me këtë burim vaditen 150 hektarё tokë bujqësore.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore