Balla dhe Sveçla inspektojnë qendrën e re të pushimit të policisë së Shqipërisë dhe Kosovës
Ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe homologu i tij kosovar Xhelal Sveçla ishin në Vlorë, ku panë nga afër gjendjen e një hoteli të konfiskuar.
Ky i fundit do të kthehet në një qendër trajnimi dhe pushimi të përbashkët për punonjësit e policive të Shqipërisë dhe Kosovës.
Balla u shpreh se “bashkë me Ministrinë e Brendshme të Kosovës do investojmë që ta kthejmë në një hotel të pushimeve të punonjësve të Policisë së Kosovës dhe të punonjësve të Policisë së Shtetit të Shqipërisë”.
“Le të jetë ky një model i punëve që do të bëjmë së bashku. Punonjësit e policive të Shqipërisë dhe Kosovës le të bëjnë bashkë pushime, trajnime, kurse. Gjatë dimrit bëjmë kryesisht kurse, trajnime”, tha Balla.
Hapësira e ndërtimit është mbi 3 mijë metra katrorë edhe është një prej pasurive të konfiskuara në kuadër të luftës kundër krimit dhe korrupsionit, të cilat me ligj vendosen në përdorim të institucioneve shtetërore.
Sakaq, Sveçla nënvizoi se “lirisht mund të them se ne jemi krah për krah. Ta bëjmë bashkë, edhe për këtë sezon. Për trajnime, për gjithçka. Aspekti social është shumë i rëndësishëm. Patjetër duhet të shijojnë pak pushim jo vetëm aksione të përbashkëta kundër krimit”.
Ministrat Balla dhe Sveçla kanë rënë dakord në emër të të dy vendeve që të bëjnë këtë investim të përbashkët, ku përveç ambienteve të pushimit dhe studimit, të ketë edhe funksione të tjera në kuadër të angazhimeve policore kundër trafiqeve.
Ndërtesa e konfiskuar është në bregdetin e Vlorës dhe punonjësit e dy policive mund të shpenzojnë një pjesë të pushimeve në kushte mjaft të favorshme tek kjo qendër e re.
Balla tha se “i hipim në autobus policët, nga Prishtina dhe për 3 – 4 orë janë këtu, vijnë këtu. Vijnë të premten e të dielën pasdite kthehen. Edhe krijojmë më shumë afërsi mes policive tona. Ky është hoteli, me të gjithë ketë hapësirën këtu. Mund të bëhen edhe mjedise të tjera sportive, fusha të ndryshme. Deti është fare pranë”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Dhërmi/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë pronari i hotelit dhe dy punonjës në gjendje të rëndë
-
Mbi 16 mijë fluturime janë menaxhuar nga Albcontrol në gjysmën e majit
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Hasani nga Estonia: Shqipëria, qëndrim të palëkundur në mbrojtje të Ukrainës
Lajmet kryesore
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit