Sport

Australian Open: tre pasagjerë pozitiv me Covid-19 në charter, 47 tenistë në izolim


Për shkak të tre rasteve pozitiv me Covid-19 në avionin e nisur nga Los Angeles dhe Abu Dhabi direkt për Melbourne, 47 tenistë që gjendeshin në këta avionë janë vënë në izolim: duhet të rrinë 14 ditë të izoluar në dhoma, pa stërvitje.

Kanë qenë 24 tenistë me avionin e nisur nga Los Angeles dhe 23 nga Abu Dhabi që përfunduan në izolim, pa pasur asnjë mundësi të stërviten.

Mesazhi i drejtorit të turneut Craig Tiley: “Asnjë lojtar apo pjesë e enturazhit të tij nuk do të mund të thyejë karantinën për t’u stërvitur. Mendimi ynë shkon për ata që rezultuan pozitiv, të cilëve i urojmë shërim të shpejtë”./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore