Sport

Arturo Vidal nuk pranon të largohet nga Inter-i


Mesfushori 34-vjeçar, Arturo Vidal, po kthehet në një problem për Inter-in. Kiliani i ardhur në “Giuseppe Meazza” një vit më parë si dëshirë e ish-trajnerit, Antonio Conte, nuk pranon të largohet nga zikaltrit, duke refuzuar ofertat.

Inter-i po shet disa lojtarë në mënyrë që të fitojë të ardhura, por njëkohësisht të lirohet nga pagat e tyre, për shkak të borxheve që ka.

Sipas medias kiliane “La Tercera”, ish-lojtari i Juventus-it, Bayern Munich-ut dhe Barcelona-s ka refuzuar një ofertë të kënaqshme nga Inter Miami i David Beckham-it.

Vidal dëshiron të përmbushë kontratën e tij me Inter-in, e cila e mban lojtarin deri më 30 qershor 2022 në “Giuseppe Meazza”.

Ai përfiton rreth 7 milionë euro në sezon. Së bashku me bonuset paga e tij shkon në rreth 10 milionë euro, që duke parë performancën e tij nuk janë të justifikueshme.

Në sezonin e kaluar, Vidal-i u paraqit në 30 ndeshje në të gjitha kompeticionet me zikaltrit, ku shënoi dy herë dhe dhuroi dy asiste, duke qenë larg pritshmërive të Conte-s.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore