Shqipëria

Arrestohet në Shkodër shtetasi britanik i shpallur në kërkim ndërkombëtar


Njё shtetas britanik i shpallur nё kёrkim ndёrkombёtar ёshtё vendosur nё pranga paraditen e sё premtes, nё qytetin e Shkodrёs.

Sipas drejtorisë vendore të policisë Shkodër, arrestimi u mundёsua nga Shërbimet e Policisë Kufitare nё Muriqan, në kuadër të shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me Interpol Tirana.

Policia njoftoi se, bёhet fjalё pёr shtetasin C.S. 33 vjeç, banues nё Britani.

33-vjeçari u arrestua në hyrje të Republikës së Shqipërisë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Dohas, Katar, e ka dënuar me 2 vite burgim për veprën penale “Lëshimi i çeqeve fiktive”, parashikuar nga Kodi Penal i Katarit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore