Shqipëria

Apeli i GJKKO-së jep sot vendimin për Emiljano Shullazin dhe bandën e tij


Mesditën e 3 dhjetorit pritet që Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të japë vendimin për Emiljano Shullazin dhe anëtarët e bandës së tij.

Akuzat kryesore ndaj tyre, janë ato të gjobëvënies dhe të grupit kriminal.

Më 24 nëntor Apeli bëri të ditur se vendimi do të jepet përfundimisht më 3 dhjetor pas një sërë zvarritjesh të gjyqeve ndaj tyre, për shkak të mungesës së avokatëve mbrojtës.

Apeli iu ka bërë të ditur se nëse avokatët nuk paraqiten, nuk do të ketë më shtyrje seancash dhe gjykimi do të vazhdojë pa mbrojtje.

Prej dy vitesh tashmë Apeli nuk ka arritur të nisë gjykimin e pesë të pandehurve të dënuar në shkallën e parë me 54 vite heqje lirie.

Shullazi dhe të pandehurit e tjerë janë të izoluar në regjimin ’41 bis’, ose ndryshe burgu i egër.

Ai është dënuar në dhjetor të 2018-s me 14 vite burg për vepra të ndryshme penale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore