Kosova

Analisti suedez: Kosova dhe Serbia s’janë të interesuara të bëjnë kompromise


Bashkëpunëtori kërkimor në Programin e Politikës dhe Sigurisë në Institutin Suedez të Çështjeve Ndërkombëtare, Ivan Gusiq në një intervistë dhënë në televizionin publik suedez është shprehur skeptik se një marrëveshje e mundshme mes Kosovës dhe Serbisë më 18 mars në Ohër të Maqedonisë Veriore mund të sjell rezultate, meqë sipas tij, dyja vendet nuk janë të interesuara të bëjnë kompromise.

“E anën e tjetër kemi ndërmjetësin, Bashkimi Evropian dhe nëse më lejohet të jam i sinqertë, që nuk e kanë idenë se me çka po merren. E kjo mund të përfundojë në një marrëveshje të brishtë”, tha Gusiq.

Për Gusiq-in, BE-së i ka ra ndërmend të merret me Kosovën dhe Serbinë, vetëm pasi nisi lufta në Ukrainë.

“BE-së i ra ndërmend që kanë një konflikt ngjashëm në Evropë. Serbia, Andaj BE po mundohet kështu si e sapo zgjuar nga gjumi ta ulë këtë rrezik”.

Kur pyetet pse është kaq e vështirë ta gjejnë një zgjidhje Kosova dhe Serbia, Gushiq thotë se dy udhëheqësit e vendeve kanë në diametër interesa të ndryshme.

“Serbia e sheh Kosovën si vendin i tyre. Në anën tjetër, Kosova e sheh veten si shtet i pavarur dhe po mundohet t´ia ulë armiqësinë edhe mundësin e ndikimit në çështjet e brendshme shtetërore. Edhe ky është problemi kryesor”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore