Lajme

Ambasada e SHBA-ve në Ukrainë mund të kthehet në Kiev deri në fund të majit


Ambasada e SHBA-ve shpreson të kthehet në Kiev deri në fund të majit nëse kushtet e lejojnë. Këtë ka deklaruar të hënën e 2 majit Kristina Kvien, në detyrën e së Ngarkuarës me Punë në Ambasadën e SHBA-ve në Kiev.

Diplomatët amerikanë u larguan nga ambasada e Kievit gati dy javë përpara se Rusia të niste pushtimin e saj në Ukrainë më 24 shkurt, duke zhvendosur disa funksione në qytetin perëndimor të Lviv përpara se të zhvendoseshin përfundimisht në Poloninë fqinje.

“Ne dëgjojmë profesionistët e sigurisë dhe kur ata të na thonë se mund të kthehemi, ne do të kthehemi,” tha e ngarkuara me punë, në një konferencë shtypi.

Disa vende perëndimore i kanë zhvendosur tashmë ambasadat e tyre në Kiev pasi fokusi kryesor i luftimeve në Ukrainë është larguar nga kryeqyteti në lindje dhe jug të vendit.

Ndërkohë Presidenti amerikan Joe Biden ka emëruar Bridget Brink si Ambasadore të Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë në Ukrainë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore