Lajme

Albin Kurti prezanton kabinetin me 15 ministri


Qeveria Kurti 2 do të ketë 15 ministra, ku 8 prej tyre do jenë anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Nga kabineti qeverisës me 18 anëtarë gjithsej, 1/3 pra 6 janë gra.

E nga tre zëvendëskryeministra, dy janë gra.

Zëvendëskryeministër i parë është Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministre e dytë është Donika Gërvalla

Zëvendëskryeministre e tretë është Emilia Rexhepi

Ministër i Financave është Hekuran Murati

Ministre për Drejtësi është Albulena Haxhiu

Ministër i Shëndetësisë është Arben Vitia

Ministre e Arsimit është Arbërie Nagavci

Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit është Hajrullah Ceku

Ministër i Mjedisit dhe Infrastrukturës është Liburn Aliu

Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillim Rural është Faton Peci

Ministër i Mbrojtjes është Armend Meha

Ministër për Punë të Brendshme është Xhelal Sveçla

Ministër i Pushtetit Lokal është Elbert Krasniqi

Ministre e Tregtisë dhe Industrisë është Rozeta Hajdari

Ministre e Ministrisë së Ekonomisë është Artane Rizvanolli

Ministër i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim është rezervuar për një deputet nga Lista Serbe, Goran Rakiç.

Ministër i Ministrisë për Zhvillim Rajonal është Fitim Damka.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore