Lajme

Aktakuzë ndaj dy personave për keqpërdorim të autoritetit zyrtar dhe falsifikim të dokumenteve


Ilustrim

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur aktakuzë ndaj dy të pandehurve nga komuna e Ferizajt, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Legalizim i përmbajtjes së rreme”.

“Sipas aktakuzës së Prokurorisë, i pandehuri A.I., në cilësinë e personi zyrtar- përkatësisht zyrtar i gjendjes civile, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin e tij, me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme pasurore për vete ose për personin tjetër, me dashje ka shkel ligjin lidhur me detyrat apo punësimin e tij, me çka ka kryer veprën penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’”.

Prokuroria Themelore në Ferizaj

Ndërsa, i pandehuri I.I., me dashje “ka përpiluar dokument të falsifikuar me qëllim të shfrytëzimit të atij dokumenti si origjinal”.

“Këtë dokument më pas e ka përdorur me qëllim të krijimit të marrëdhënieve juridike, me çka ka kryer veprën penale ‘Falsifikimi i dokumenteve’ dhe ‘Legalizim i përmbajtjes së rreme’”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës kompetente në Ferizaj, që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit, për veprat penale të cilat iu vihen në barrë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore