Lajme

Aksident me fatalitet në Gjilan


Në fshatin Parallovë të Novobërdës si pasojë e një vetaksidenti ka ndërruar jetë një person.

“Është raportuar se ka ndodhur një aksident trafiku ku i përfshirë ishte vetëm një automjet. Si pasojë e aksidentit viktima mashkull kosovar ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.

Ndërkaq në Pejë është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij viktima mashkull kosovar.

“Dyshohet se viktima ishte rrëzuar nga një pemë dhe si pasojë e lëndimeve kishte ndërruar jetë”.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes, derisa trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Sipas policisë, në Pejë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, gjatë kontrollit në trup i është gjetur dhe sekuestruar një sasi e vogël substancë narkotike.

Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa në Vermicë, është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti u kishte ofruar ryshfet zyrtarëve policor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore