Lajme

Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari” me rekord të fluturimeve


Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, “Adem Jashari”

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”, është shënuar një rekord i ri i fluturimeve gjatë së premtes, me gjithsejtë 130 fluturime të planifikuara të realizohen.

Këtë e ka bërë të ditur Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA).

Përveç, 8 operimeve, gjithë të tjerat janë komerciale.

Në muajin korrik të këtij viti gjegjësisht me datën 17 korrik ishte shënuar numri më i lartë i realizuar brenda 24 orëve mes Kosovës dhe Zvicrës.

Nga Zvicra për në Kosovë dhe anasjelltas ishin shënuar 25 fluturime.

Po ashtu, në muajin korrik në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ishin realizuar 14 fluturime nga qyteti i Bazel-it.

Po ashtu nëntë fluturime për dhe nga qyteti i Cyrih-ut dhe dy për dhe nga qyteti i Gjenevë-s.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore