Kosova

Shënohet rekordi i fluturimeve mes Zvicrës dhe Kosovës


Edelweiss Airbus A340-300

17 korriku shënon qarkullimin më të lartë brenda 24 orëve të aeroplanëve mes Kosovës dhe Zvicrës.

Qarkullimi nga Zvicra për në Kosovë dhe anasjelltas shënon 25 fluturime, të planifikuara që të realizohen.

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, 14 fluturime do të jenë për dhe nga qyteti i Bazel-it.

Nëntë për dhe nga qyteti i Cyrih-ut dhe dy për dhe nga qyteti i Gjenevë-s.

Një numër i linjave ajrore do të kryejnë fluturimet, me disa që operojnë në emër të operatorëve turistikë si Edelweiss Air, Wizz Air, easyJet, Helvetic Airways, Chair Airlines, Enter Air, ETF Airways, ALK Airlines dhe GP Aviation. Këto kompani janë vetëm disa nga transportuesit që do të realizojnë fluturimet mes Kosovës dhe Zvicrës.

Ndërsa Edelweiss ka vënë më shërbim avionin e saj Airbus A340-300, i cili ka një kapacitet prej 314 vendesh dhe do të shërben në linjën nga Cyrihu në Prishtinë dhe anasjelltas.

Fluturimet shërbejnë kryesisht për diasporën kosovare në Zvicër. Ata po udhëtojnë drejtë vendlindjes në kohën e pushimeve verore.

Qarkullimi i sotëm do të tejkalojë qarkullimin edhe parapandemik. Kjo është bërë e ditur në faqen exyuaviation.

Ndërsa, në faqen e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, shihet se fluturimet nga Zvicra për në Kosovë kanë filluar në orët e hershme të mëngjesit, përkatësisht në ora 7:50.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore