Kosova

Osmani e Hargreaves diskutojnë për zhvillimet e fundit politike në vend


Jonathan Hargreaves dhe Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të dielën ka takuar ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me ç’rast kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend, përgatitjet për Samitin e Komunitetit Politik Evropian, si dhe për bashkëpunimin bilateral midis Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Në një komunikatë për media pas takimit, Zyra e Presidentes ka theksuar se Osmani në veçanti ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Britanisë në fushën e mbrojtjes.

Në komunikatë ndërsa është theksuar se Osmani do ta përfaqësojë Kosovën Samitin e Komunitetit Politik Evropian, është bërë e ditur gjithashtu se Osmani e Hargreaves kanë diskutuar për temat që do të trajtohen në këtë Samit.

Samiti në fjalë do të mbahet në Blenheim Palace në Mbretërinë e Bashkuar në korrik.

“Në takim u diskutua po ashtu edhe për bashkëpunimin bilateral në mes të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar në fusha të ndryshme”, ka bërë të ditur komunikata.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore