Kosova

Osmani takon edhe Rohden, diskutojnë për zhvillimet e fundit në Procesin e Berlinit


Jorn Rohde dhe Vjosa Osmani

Përveç ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të dielën ka takuar edhe ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rohde.

Në komunikatën për media e lëshuar nga Zyra e Presidentes theksohet se Osmani e Rohde, gjatë takimit kanë diskutuar për zhvillimet aktuale politike dhe të sigurisë në vend, si dhe për zhvillimet e fundit për sa i përket Procesit të Berlinit.

“Në takim, Presidentja Osmani dhe ambasadori Rohde diskutuan edhe tema të tjera të cilat kanë për qëllim thellimin e mëtejmë të raporteve bilaterale dhe bashkëpunimit midis Kosovës dhe Gjermanisë”, potencon komunikata.

Zhvillimet e fundit politike në vend ishin po ashtu temë diskutimi në takimin në mes të Osmani e Hargreaves.

Përveç kësaj, Osmani me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovës, diskutoi edhe për përgatitjet për Samitin e Komunitetit Politik Evropian si dhe për bashkëpunimin bilateral midis Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Osmani në veçanti gjatë takimit shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Britanisë në fushën e mbrojtjes.

Osmani e Hargreaves diskutojnë për zhvillimet e fundit politike në vend

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore