Kosova

Shiu i rrëmbyeshëm në Prishtinë, Rama: Qëndroni në shtëpi


Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, nëpërmjet një postimi në platformën sociale në Facebook, ka apeluar te qytetarët e kryeqytetit që të qëndrojnë në shtëpi ose në zona të sigurta nëse gjenden jashtë shtëpive për shkak të shiut të rrëmbyeshëm.

Sipas Ramës shiu i rrëmbyeshëm në Prishtinë ka shkaktuar dëme në kryeqytetet.

“Ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, si dhe zjarrfikësit, janë në terren duke punuar pa ndërprerje për të sanuar gjendjen. Për çdo problem, telefononi në numrat kujdestarë (pa pagesë) 080012233 dhe 080012244”, ka potencuar ai.

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut disa lagje të kryeqytetit janë përmbytur.

Prej lagjeve në të cilat ka vërshime dhe janë prekur deri tani janë Rruga C, Kodra e Trimave, Emshir, Kalabria.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore