Kosova

5 persona të plagosur për 24 orë, policia nis hetimet


Ilustrim.

Pesë persona të plagosur kanë mbetur për 24 orë në Kosovë tre në Pejë, e dy në Prizren si pasojë e të shtënave me armë ku janë përfshirë 11 persona.

Në raportin e Policisë së Kosovës, thuhet se të dy rastet kanë ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve mes palëve.

Rasti në Pejë është iniciuar si “vrasje e rëndë në tentativë”, teksa i dyshuari vazhdon të jetë në arrati.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të tij dhe tre viktimave të tjerë meshkuj kosovarë dhe kishte ikur në drejtim të panjohur. Si pasojë lëndime trupore kanë pësuar tre viktima dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, Prishtinë”, thuhet në raport.

Ndërkaq, thuhet se institucionet kanë nisur hetimet për të zbardhur rastin.

Rasti në Prizren nga policia është iniciuar si “vrasje në tentativë”

“Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se derisa ishte së bashku me dy viktimat meshkuj kosovarë, pas një mosmarrëveshje janë sulmuar me mjete të forta si dhe me armë zjarri, nga tetë të dyshuar meshkuj kosovarë. Dy nga viktimat kanë pranuar tretman mjekësor dhe më pas njëri nga ta është liruar, ndërsa tjetri është transferuar për trajtim të mëtutjeshëm”.

Për rastin, është thënë se në vendin e ngjarjes në dy lokacione janë gjetur dhe konfiskuar tre gëzhoja.

“Me vendim të prokurorit është  bërë bastisja në dy lokacione, ku gjatë kontrollit është hasur dhe arrestuar njëri nga të dyshuarit meshkuj kosovarë, po ashtu është hasur dhe një kamionët që dyshohet se është përdorur në kryerjen e veprës ku brenda saj janë gjetur dhe konfiskuar 37 fishekë që dyshohet të jenë të armës me gaz”.

Për këtë rast një person është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore