Sport

Acarohet Ramos, sulmon një fotograf pas humbjes nga Bayern-i (VIDEO)


Qendërmbrojtësi i Paris Saint-Germain, Sergio Ramos, duket se ishte shumë i nervozuar pas ndeshjes që skuadra e tij u mposht nga Bayern Munich në takimin e 1/8-ve të finales në Ligën e Kampionëve.

Ish-kapiteni i Real Madrid-it e sulmoi një foto-reporter. Siç mund të shihet në video, Ramos teksa përshëndete tifozët, një fotograf iu afrua, por ky me shumë forcë e shtyu atë me të dy duart.

PSG humbi ndaj bavarezëve me rezultat 1:0 në “Parc des Princes”.

Pas këtij takimi, skuadra gjermane është favorit për të kaluar në çerekfinale të garës më prestigjioze në Evropë.

Kujtojmë që golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Kingley Coman.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore