Lajme

A po përdor Rusia armë sekrete kundër CIA-s


Marc Polymeropoulos u zgjua në dhomën e tij të hotelit me dhimbje koke dhe një zhurme të tmerrshme.

Ai e quan atë si eksperiencën më të frikshme të jetës së tij. Atë natë në Moskë ai beson se ishte në shënjestër të një arme sekrete, me radiofrekuencë.

Polymeropoulos ka qenë oficer i lartë i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), në Irak, Irak, Siri dhe Afganistan.

Ai përfundimisht do të bëhej shefi i veprimeve klandestine në Evropë dhe Euro Azi, duke punuar me aleatët për të ekspozuar aktivitetin e Moskës, duke përfshirë helmimin e vitit 2018 të ish-spiunit rus Sergei Skripal në Salisbury, Angli.

Në dhjetor të 2017-ës ai vizitoi Moskën, por jo si shërbim sekret. Ai donte të realizonte një takim të rregullt “ndërlidhës” midis spiunëve rusë dhe amerikanë për ta parë vendin vetë.

Dyshimet e tij për armët sekrete u ngritën që në vitin 2016, ku diplomatët në Havana, Kubë, raportuan për simptoma të ngjashme.

“Ajo që u ndodhi diplomatëve amerikanë në Kubë, më ndodhi mua në Moskë”, është shprehur shpeshherë ai.

Por arritja në idenë e sindromës së Havana-s nuk ka qenë e thjeshtë. Simptomat paraqiteshin ndryshe në njerëz të ndryshëm. Disa raste të spekuluara ishin rezultat i një sëmundje psikologjike.

Pasi u detyrua të dilte në pension për shkak të shëndetit  në 2019-ën, Polymeropoulos vendosi të dilte në publik, për të sjellë vëmendjen e çështjes dhe për t’u përpjekur të siguronte trajtim në një spital special.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, raportohet gjithashtu se përjetoi të njëjtat simptoma, përfshirë presionin në kokë, ndërsa ishte në një dhomë hoteli në Londër në Gusht  të 2019-ës.

Çfarë janë këto armë?

Sëmundja misterioze që ka goditur stafin e ambasadës amerikane dhe oficerët e CIA-s gjatë katër viteve të fundit në Kubë, Kinë, Rusi dhe vende të tjera duket se është shkaktuar nga mikrovalët me fuqi të lartë, sipas një raporti të lëshuar nga Akademitë Kombëtare.

Një komitet prej 19 ekspertësh në mjekësi dhe fusha të tjera arriti në përfundimin se energjia e drejtuar, e pulsuar e radiofrekuencës është “mekanizmi më i besueshëm” për të shpjeguar sëmundjen, e quajtur sindroma Havana.

Por, teknologjia prapa armëve të dyshuara, daton që nga gara e armëve të Luftës së Ftohtë midis SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik. Armët me mikrovalë me fuqi të lartë zakonisht janë krijuar për të çaktivizuar pajisjet elektronike. Por siç tregojnë raportet e sindromës Havana, këto impulse energjie gjithashtu mund të dëmtojnë njerëzit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore