Trepça dhe Istogu do të luajnë në “Play-Out” për një vend në elitën e basketbollit kosovar.
Ekipi i cili i bënë dy fitore, do të jetë anëtare e Five Star Superligës në edicionin e ardhshëm.
Istogu luan në “Play-out” për shkak se u mund nga RC Cola Drita në finalen e “Play-off”-it të Ligës së Parë, në basketbollin e Kosovës, kurse Trepça përfundoi e shtata në renditje në garat e Superligës.
Istogasit garat në Ligën e Parë i përfunduan në pozitën e dytë me 15 fitore dhe tri humbje, ndërsa Trepça në Superligë kishte 11 fitore dhe 17 humbje.
Ndeshja e parë mes Istogut dhe Trepçës do të zhvillohet në Klinë, të hënën nga ora 17:00.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com