Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, ka raportuar 11 të vdekur nga COVID-19 dhe 364 persona të infektuar.
Numri i të infektuarve vjen nga tre mijë e 501 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.
Sipas IKSHP-së në 24 orët e fundit janë shëruar 529 pacientë, duke e çuar në 87 mijë e 012 raste, numrin e përgjithshëm të të shëruarve.
Me më së shumti raste pozitive mbetet komuna e Prishtinës, me gjithsejtë 115 persona të infektuar derisa në komunat tjera numri i të infektuarve është më i vogël.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (80, 68 vjeç), Vushtrri 2 raste (78, 65 vjeç), Ferizaj 1 rast (71 vjeç), Gjakovë 1 rast (72 vjeç), Klinë 1 rast (81 vjeç), Lipjan 1 rast (70 vjeç), Mitrovicë 1 rast (72 vjeç), Prizren 1 rast (77 vjeç), Rahovec 1 rast (67 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 101 mijë e 517 ku 12 mijë e 433 mbesin raste aktive.
Ndërsa një ditë më parë kanë humbur jetën edhe tetë persona nga Coronavirusi.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Osmani uron Plenkoviç-in për rizgjedhjen e tij si Kryeministër i Kroacisë
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
Gantz: Kërkojmë një plan për Gazën deri më 8 qershor ose do të largohemi nga qeveria
Lajmet kryesore
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit