Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë pjesëmarrjes së tij në takimin e radhës mes vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian në Podogoricë ka thënë se ky takim ka rëndësi unike për bashkëpunimin rajonal.
Por, sipas tij edhe në rrugëtimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.
“Biseduam rreth prioriteteve të këtij plani, veçanërisht aksesit në Single Euro Payment Area (SEPA), fuqizimit të shkëmbimeve tregtare, përmirësimit të infrastrukturës, si dhe avancimit në fushat e teknologjisë, digjitalizimit e inovacionit”.
“Republika e Kosovës po vijon punën e angazhimin intensiv në kuadër të këtij plani. Ai bart rëndësi të veçantë në bashkëpunimin rajonal por dhe avancimin tonë në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian”, ka shkruar Bislimi.
Më 4 shkurt, zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani, kishte mbledhur vendet e Ballkanit Perëndimor për të diskutuar mbi rrugëtimin e gjashtë vendeve ballkanike drejt integrimeve evropiane.
Plani i rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor përfshiu investime prej 6 miliardë euro dhe akses në tregun e brendshëm të bllokut evropian në fusha të caktuara.
Një vëmendje e veçantë i ishte kushtuar edhe procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi sepse as Kosova e as Serbia nuk do të mund të përfitojnë nga plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor në rast se nuk do të ketë përparim konkret në përmbushjen e obligimeve që burojnë nga Marrëveshja Bazë (Bruksel, 27 shkurt 2023 dhe Ohër, 18 mars 2023).
Gjashtë vendet e rajonit – Shqipëria, Kosova, Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia – synojnë të anëtarësohen në BE dhe janë në faza të ndryshme të arritjes së këtij qëllimi.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Shkarkohet kryesindikalisti i Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri
-
Dy të vdekur dhe pesë të zhdukur pas përplasjes me varkë pranë Budapestit
-
Vizita e Cameron në Tiranë: Fokus emigrantët dhe plani për gjyqësorin
-
Allen pas takimit me Kurtin: Të zbatohen të gjitha marrëveshjet që kanë bërë Kosova dhe Serbia
Lajmet kryesore
-
Vizita e Cameron në Tiranë: Fokus emigrantët dhe plani për gjyqësorin
-
Emigrantët, gjysma e BE-së kërkon të ndjekë modelin e Shqipërisë me Italinë
-
Kryeministri sllovak jashtë rrezikut për jetën, por mbetet në terapi intensive
-
Allen pas takimit me Kurtin: Të zbatohen të gjitha marrëveshjet që kanë bërë Kosova dhe Serbia