Lista Serbe, të enjten, ka takuar anëtarët e Grupit Punues të Këshillit të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor (COWEB) dhe Shërbimin Evropian për Punë të Jashtme, ku me ç’rast është diskutuar situata e komunitetit serb në Kosovë.
Lista Serbe, siç thuhet në një komunikatë për media, gjatë takimit ka potencuar se me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe një pjesë e madhe e problemeve të komunitetit serb në Kosovë do të zgjidheshin.
“Në takim u fol veçanërisht për dhunën sistematike institucionale që po ushtron regjimi i Albin Kurtit ndaj popullit serb duke shkelur të drejtat kolektive dhe individuale të qytetarëve tanë, duke refuzuar respektimin e marrëveshjeve të nënshkruara, e mbi të gjitha për detyrimin për formimin e Asociacionit”, ka pretenduar Lista Serbe.
Delegacioni i Listës Serbe, siç pretendohet në komunikatë, “vuri në dukje të gjitha lëvizjet e njëanshme dhe shkallëzuese të Prishtinës që çuan në emigracion”.
“Në takim u prezantuan dëshmi dhe të pranishmëve iu dhanë materiale që flasin qartë për veprimet aktive të Prishtinës kundër procesit të ndryshimit të kryetarëve të rrejshëm në komunat në Veri të Kosovës”, ka pretenduar Lista Serbe.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Izraeli merr trupin e Ron Binyamin nga Gaza
-
Deklarata e Kurtit për 78 mijë vende të reja pune, Tahiri: Lëri përrallat, stop abuzimit me shifra imagjinare
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’pe kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit
-
Presidentja e Gjeorgjisë vë veton ndaj ligjit për “agjentët e huaj”
Lajmet kryesore
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Mbi 16 mijë fluturime janë menaxhuar nga Albcontrol në gjysmën e majit
-
Iran, shtatë persona të varur në një ditë – dy prej tyre, gra
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’pe kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit