Elseid Hysaj ka dashur t’i qetësojë të gjithë. Lajmi për djegien e makinës së tij nisi të qarkullonte pak orë më parë. Kështu, mbrojtësi shqiptar përmes një story në Instagram ka sqaruar se çfarë ka ndodhur në aksident.
“Përshëndetje të gjithëve, sot në mëngjes disa media raportuan lajme në lidhje me një ngjarje të ndodhur pak ditë më parë. Dua të theksoj se jam mirë, por edhe njerëzit që ishin me mua janë mire”, shkruan Hysaj.
“Një defekt në makinë shkaktoi ndezjen e zjarrit teksa isha duke vozitur përgjatë një rruge, menjëherë e vura re situatën dhe u largova, për fat të mirë pa asnjë dëmtim në njerëz apo automjete të tjera”.
“Nuk ishte një aksident rrugor, e bëj të qartë se gjithçka është në rregull dhe jam i fokusuar te ndeshja sonte. Faleminderit të gjithëve për mesazhet tuaja”, theksoi shkodrani.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Përcaktohet ndarja e tribunave për dy finalet, Partizani – Egnatia dhe Skënderbeu – Vllaznia
-
“Isha më i mirë, fitoren ia dhanë për shkak të Ukrainës”, Fury pasi u mposht nga Usyku
-
Apolonia fiton Kupën e Shqipërisë për vajza
-
Bundesliga mbyll sezonin, por sytë mbeten ende nga finalja e Champions League