Lajme

Tregu ilegal i kafshëve para syve të shtetit: Pa kushte, pa kontroll – ministria refuzon të përgjigjet


Si kasaphane e vërtet dukej tregu ilegal i kafshëve në Bardhosh të Prishtinës të mërkurën. Aty nuk kishte as kushte higjieno-sanitare për të funksionuar normalisht ky pazar.

Megjithatë, nuk u pa asnjë zyrtar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, teksa shpezët thereshin e shiteshin.

Ndonëse ky vend si ngjasonte fare një pazari të kafshëve, nuk munguan blerësit. Edhe ata e pranuan se mungojnë kushtet për therje, por i arsyetojnë tregtarët.

Për këtë çështje, Albanian Post ka dërguar pyetje në Ministrinë e Bujqësisë dhe AUK se pse nuk ka inspektime, por nga këto dy institucione nuk janë përgjigjur.

Ndryshe, opinioni publik u alarmua këtyre ditëve në Kosovë sa i përket cilësisë së mishit që e konsumojnë.

Krejt kjo ndodhi pasi u zbulua se kompania kosovare “Apetit sh.p.k” ka blerë mish nga Brazili dhe atë e ka shitur në Shqipëri si mish me origjinë nga Kosova, duke falsifikuar dokumentet në bashkëpunim ilegalë me inspektorë.

Për këtë rast tashmë Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore