Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli do të mbajnë një takim virtual këtë të hënë të 1 prillit për të diskutuar propozimet alternative të administratës së presidentit amerikan Joe Biden ndaj pushtimit ushtarak të Rafah-ut.
Kështu kanë bërë me dije zyrtarët izraelitë dhe amerikanë për Axios.
Takimi sakaq do të zhvillohet përmes një video-konference të sigurt, sipas burimeve të agjencisë amerikanë të lajmeve.
Zyrtarët izraelitë të cituar nga Axios kanë thënë se mbajtja e një takimi virtual ishte një mënyrë për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për të diskutuar për Rafah me Shtëpinë e Bardhë pa dërguar një delegacion në Washington, siç kishin kërkuar SHBA-të.
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, pritet të drejtojë palën amerikane në takim, ku do të marrin pjesë përfaqësues të Pentagonit, Departamentit të Shtetit dhe agjencive të inteligjencës amerikane.
Ministri i Çështjeve Strategjike Ron Dermer dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Tzachi Hanegbi do të drejtojnë bisedimet në palën izraelite, me pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë të mbrojtjes dhe inteligjencës.
Një burim izraelit i Axios ka njoftuar ndërkohë se një takim i dytë do të zhvillohet personalisht javën e ardhshme.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Osmani uron Plenkoviç-in për rizgjedhjen e tij si Kryeministër i Kroacisë
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
Gantz: Kërkojmë një plan për Gazën deri më 8 qershor ose do të largohemi nga qeveria
Lajmet kryesore
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit