Sport

Stadiumi si gërmadhë që s’po ndërtohet qe 7 vjet


Ndonëse punimet për Stadiumin e Qytetit “Besnik Begunca”, në Kaçanik kishin filluar në vitin 2017, ato ende nuk kanë përfunduar.

Për më tepër, edhe aq sa ishte ndërtuar ka filluar të shkatërrohet.

Kjo zvarritje e projektit për futbollistët e Klubit Futbollistik “Lepenci”, ka sjellur zhgënjim të madh.

Ata shpresojnë që niveli qendror e lokal të ndërmarrin veprime konkrete për ta përfunduar projektin.

Ndërsa Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komuna e Kaçanikut nuk kanë dhënë ndonjë afat kohor se kur pritet të përfundojnë punimet.

Sipas Komunës, deri më tani janë realizuar punime në vlerë prej 303 mijë euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore