Rohde pajtohet me Szunyog: BQK ua dha pak kohë serbëve për t’u adaptuar me vendimin për dinarin
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, është pajtuar me shefin e zyrës së Bashkimi Evropian, Tomas Szunyog, për sa i përket kohës së dhënë serbëve nga ana e Bankës Qendrore të Kosovës për adaptimin me vendimin për dinarin,
“Unë ndaj shqetësimin e njëjtë të ngritur nga kolegu im nga BE-ja”, ka shkruar ai në platformën sociale, X, ndërsa ka rishpërndarë njoftimin e takimit të Szunyog me Guvernatorin e BQK-së, Ahemt Ismaili.
Szunyog, këtë të marte, ka takuar Ismailin, ku ndër temat e diskutuara ka qenë vendimi i fundit i këtij institucioni financiar, i cili vendosi se pagesat në Kosovë mund të bëhen vetëm me valutën Euro gjë që nga autoritete në Serbi një vendim i tillë u interpretua se gjoja Qeveria po ndalon përdorimin e valutës shtetërore serbe, Dinarin, në Kosovë gjegjësisht në komunat të banuara me shumicë serbe.
I do share the concerns raised by my 🇪🇺 colleague 👇🏽 https://t.co/AnymiioaSt
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) January 23, 2024
Përmes një postimi në llogarinë e tij në, X, diplomati çek pas takimit ka shprehur shqetësimet e tij, meqë siç ka konsideruar ai, “është paraparë shumë pak kohë që serbët të adaptohen me vendimin e këtij institucioni”.
Vendimi i BQK-së pritet të hyjë në fuqi më 1 shkurt të këtij viti.
“E pyeta se si do të zbatohet, pasi pritet të ndikojë veçanërisht në jetën e qytetarëve në zonat me shumicë serbe. Shpreha shqetësimin për faktin se ka shumë pak kohë për përshtatje para hyrjes në fuqi të rregullores”, ka shkruar Szunyog.
Ankohet Szunyog i BE-së: BQK s’iu dha kohë serbëve të adaptohen me vendimin për dinarin
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Përshtatën magazinën për kultivimin e kanabisit, pranga pronarit dhe drejtorit të OSHE-së
-
Protestuesit në Izrael kërkojnë dorëheqjen e Netanyahut dhe lirimin e pengjeve
-
53 milionë lekë dëm shtetit, arrestohet 1 person në Tiranë
-
Nënsekretarja amerikane: Me Osmanin diskutuam për udhëtimin euroatlantik të Kosovës përmes Asociacionit
Lajmet kryesore
-
Cameron në Shqipëri, shpalos programin për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar
-
Është “minimizuar” mundësia për të marrë antidepresivë pa recetë – Intervista e Albanian Post me Sadik Lalën, psikiatër
-
Tani Netanyahu është i rrethuar nga gjeneralët dhe vendi është me Ushtrinë
-
Nënsekretarja amerikane: Me Osmanin diskutuam për udhëtimin euroatlantik të Kosovës përmes Asociacionit