“Emerging Europe”: Marrëveshja Kosovë-Serbi ende larg finalizimit – njohja e targave është hap i madh përpara
Në javën e parë të janarit erdhën “lajme të mira” në kuadër të procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian (BE), duke qenë se Prishtina dhe Beogradi u pajtuan për njohjen reciproke të targave të automjeteve – një marrëveshje në dukje e vogël, por një hap i madh përpara.
Kështu thuhet në një analizë të publikuar nga bordi editorial i kompanisë së njohur britanike “Emerging Europe” për zhvillimet e fundit në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, veçanërisht pas njohjes së targave të automjeteve në bazë të parimit të reciprocitetit, duke i dhënë fund tensioneve për këtë çështje.
“Kosova dhe Serbia zgjidhën një mosmarrëveshje mbi njohjen e targave të automjeteve të njëra-tjetrës, një lëvizje që është përshëndetur dhe një hap përpara pas viteve të tensionit midis Beogradit dhe Prishtinës që nganjëherë është përshkallëzuar edhe në dhunë në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë”, vëren bordi editorial i kompanisë britanike.
“Por rruga për një marrëveshje përfundimtare mes dy vendeve mbetet e gjatë”, thuhet ndër të tjera në analizën e “Emerging Europe” të publikuar të hënën, posaçërisht për shkak të mosmarrëveshjeve të tjera të mbetura pezull: një ndër çështjet kryesore dhe prioritetet e BE-së mbetet themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.
“Negociatat kanë ngecur rreth kundërshtimeve të kryeministrit kosovar, Albin Kurti, për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në veri të Kosovës, një pjesë thelbësore e çdo marrëveshjeje afatgjatë që mund të normalizojë përfundimisht marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Osmani uron Plenkoviç-in për rizgjedhjen e tij si Kryeministër i Kroacisë
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
Osmani takon të dielën Nënsekretaren Allen, nënshkruajnë marrëveshje kundër manipulimit të informacionit
-
Deklarata e Kurtit për 78 mijë vende të reja pune, Tahiri: Lëri përrallat, stop abuzimit me shifra imagjinare
Lajmet kryesore
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit