Kombëtarja e Kosovës ka humbur një tjetër kandidat për trajner pas Robert Moreno-s. Këtë herë bëhet fjalë për legjendën turke, Fatih Terim. Me këtë të fundit që kalon në krye të Panathinaikos në Greqi.
70-vjeçari, Terim, ka qenë prej kohësh i përfolur për të marrë rolin e trajnerit të Kosovës. Madje, ai u përfol edhe kur Alain Giresse ishte ende në detyrë. Por, tashmë kjo pistë ka rënë.
Ish-trajneri i Kombëtares turke, Galatasaray, Milan dhe Fiorentina tashmë do të udhëheq gjigandët grek të Panathinaikos.
Kosova tani do të duhet të hedhë sytë në një tjetër kandidaturë. Megjithatë, sipas kreut të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, numri i kandidatëve të vetëshpallur apo që kanë shfaqur interes për të qenë në krye të “Dardanëve” është ende i lartë.
New chapter!
Welcome to Panathinaikos @fatihterim 🟢⚪️#Panathinaikos #PAOFC pic.twitter.com/F8HWmQUdri— Panathinaikos F.C. (@paofc_) December 26, 2023
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit