Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov, gjatë adresimit në Samitin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), të enjten në Shkup të Maqedonisë së Veriut, ka akuzuar Aleancën Veri-Atlantike (NATO) dhe Bashkimin Evropian (BE) për “shkatërrimin e OSBE-së” dhe “grabitjen” e Kosovës nga Serbia në vitin 1999.
Lavrov ka deklaruar se NATO-ja ka kryer “agresion brutal” kundër ish-Republikës Federale të Jugosllavisë (RFJ) në vitin 1999 – anëtare e OSBE-së dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) – ndërsa ka shtuar se aleanca perëndimore ka shkelur edhe Rezolutën 12/44 të OKB-së në vitin 2008, në momentin kur ka mbështetur pavarësinë e Kosovës.
“Vendet e NATO-s dhe BE-së kanë shkatërruar dimensionin ushtarako-politik të OSBE-së. Në vitin 1999, NATO ka kryer një agresion brutal të pamaskuar kundër Jugosllavisë – një anëtare e OSBE-së dhe OKB-së. Dhe, në vitin 2008, duke shkelur Rezolutën 12/44 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Serbisë i është marrë Kosova pa asnjë referendum”, ka deklaruar Lavrov.
Ukraina, Estonia, Letonia, Lituania dhe Polonia nuk kanë marrë pjesë në Samitin e OSBE-së nën patronazhin e ekzekutivit maqedonas në shenjë proteste ndaj pjesëmarrjes së kryediplomatit rus, ndërsa vendet e Ballkanit Perëndimor kanë ngritur shqetësimin se Lavrovi do të përdorë Samitin e OSBE-së si një platformë për të përhapur propagandën ruse.
Rusia ka qenë hapur në mbështetje të Serbisë gjatë viteve 1990 edhe përkundër faktit që shteti serb ka nisur dhe kryer disa luftëra në rajon, përfshirë edhe luftën e fundit në Kosovë. Intervenimi humanitar i NATO-së në vitin 1999 ka qenë çarja më e madhe ndërmjet Perëndimit dhe Rusisë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gantz: Kërkojmë një plan për Gazën deri më 8 qershor ose do të largohemi nga qeveria
-
Të punosh në Vatikan: Vetëm një ditë leje për lindjen e fëmijëve, sanksione edhe për sjelljen në jetën private
-
Osmani takon të dielën Nënsekretaren Allen, nënshkruajnë marrëveshje kundër manipulimit të informacionit
-
Izraeli merr trupin e Ron Binyamin nga Gaza
Lajmet kryesore
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Mbi 16 mijë fluturime janë menaxhuar nga Albcontrol në gjysmën e majit
-
Iran, shtatë persona të varur në një ditë – dy prej tyre, gra
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit