Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës në qytetin e Pejës të hënën janë plagosur babë e bir pas një incidenti ku është përdorur arma e zjarrit.
“Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është arrestuar një mashkull kosovar dhe është sekuestruar një pistoletë me municion. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Po ashtu në Pejë është paraqitur në stacion policor i dyshuari kosovar së bashku me avokatin e tij që kishte shkaktuar një aksident me fatalitet.
“I njëjti dyshohet se ka qenë shkaktar i aksidentit me fatalitet. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.
Ndërkaq në Ferizaj raportohet se në njërën nga dhomat e lokalit pa shenja jete është gjetur viktima mashkull kosovar.
Sipas raportit policor, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Ndërsa në Mitrovicën Jugore janë arrestuar katër persona të mitur pasi që me forcë kanë hapur arkat e xhamisë së fshatit dhe kanë vjedhur parat e grumbulluara.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Osmani uron Plenkoviç-in për rizgjedhjen e tij si Kryeministër i Kroacisë
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
Gantz: Kërkojmë një plan për Gazën deri më 8 qershor ose do të largohemi nga qeveria
Lajmet kryesore
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit